NJOFTIM 11 mars, 2020

NJOFTIM 11 mars, 2020 Nga nesër ndërpritet mësimi në institucionet edukativo-arsimoreQeveria e Republikës së Kosovës ka marrur vendim që duke filluar nga nesër deri më datë 27 mars 2020, të ndërpritet mësimi në të gjitha shkollat e çerdhet, për shkak të kujdesit në raport me virusin CO-VID 19. U bëjmë apel të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes dhe t’u përmbahen udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.Me kujdes të shtuar dhe pa panikë, mund t’ia dalim!Më poshtë gjeni të gjitha masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, për parandalimin e virusit CO-VID 19:1. Ndërprerja e procesit edukativo arsimor në institucioneve arsimore publike dhe private në të gjitha nivelet deri 27 mars 2020. Me rekomandim që të lirohet njëri prind nga puna (kjo masë nuk vlen për puntorët shëndetësor dhe për puntorët në sektorin e sigurisë);2. Pezullimi i përkohshëm i linjave të udhëtimit ajror dhe tokësor nga vendet me risk të lartë dhe të mesëm (deri në një një vendim tjetër);3. Kontroll i obliguar i udhtarëve nga ekipet mjekësore të QKMF-ve në të gjitha hyrje daljet e Kosovës me mbështetjen e Policisë së Kosovës të të gjithë qytetarëve që vijnë nga zonat epidemike, për detektimin e rasteve me COVID-19 dhe ndërmarrjen e masave parandaluese;4. Vetëkarantinim i detyruar për të gjithë qytetarët që hyjnë në Republikën e Kosovës nga zonat epidemike me rrezik të lartë dhe të mesëm, në përputhje me udhëzimet e OBSH-së (moszbatimi i dënueshëm sipas Ligjit për Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse). Në rast se personat e caktuar nuk mund të vetëkarantinohen rekomandohen të vendosen në karantinat e përbashkëta të caktuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës;5. Aktivitetet publike dhe jopublike mund të zhvillohen të mbyllura/pa praninë e publikut si: ngjarje/tubime sportive, tubime, koncerte, konferenca, tryeza të rrumbullakëta deri në një vendim tjetër;6. Të ndalohet veprimtaria e restoranteve, klubeve të natës, palestrave, pishinave pas orës 23:00;7. Të ndalohet eksporti i pajisjeve, materialeve dhe medikamenteve mjekësore nga ana e operatorëve ekonomik dhe prodhuesve, përveç me Vendim të Qeverisë; 8. Të gjitha institucionet qeveritare, si dhe ndërmarrjet publike dhe private detyrohen të ndërmarrin masa për mbrojtje dhe dezinfektim në të gjitha institucionet sipas udhëzimeve nga Ministria e Shëndetësisë, të cilat kanë të bëjnë me masat e përforcuara higjienike.9. Të gjitha ndërmarrjet publike dhe kompanitë private që kryejnë transport publik të udhëtarëve, obligohen të bëjnë dezinfektim të rregullt të mjeteve transportuese.10. Të ndalohet transporti i organizuar ndërkombëtar (autobus, minibus dhe të ngjashme) drejtvendeve me rrezik të lartë dhe anasjelltas.11. Personatfizik dhe juridik të cilëtnuk i respektojnë dhe i shkelinrekomandimet do të ndëshkohen në përputhje me legjislacionin në fuqi.Varësisht nga zhvillimet e situatës Vendimet mund të plotësohen dhe ndryshohen në kohë reale dhe do të njoftohen qytetarët e Republikës së Kosovës.Zyra për Informim në Komunën e Shtimes

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Rr. "Anton Çetta" Shtime nr.39

Urgjenca

Urgjenca

0290 390 890

e-mail

e-mail

qkmf.shtime@rks-gov.net

Lajmëro për COVID-19

Lajmëro për COVID-19

Kliko këtu