KA FILLUAR DEZINFEKTIMI I INSTITUCIONEVE DHE HAPËSIRAVE PUBLIKE

Shtime, 18 mars 2020 – Sot, në orët e hershme të mëngjesit ka filluar aktivitet i rëndësishëm për shëndetin publik.
Njësia Profesionale për Zjarrëfikje dhe Shpëtim në Shtime dhe Kompania Rajonale “Pastërtia”, kanë filluar me pastrimin dhe dezinfektimin me ujë dhe me mjete higjienike në të gjitha rrugët kryesore të komunës së Shtimes.

Kryetari i komunës, Naim Ismajli tha se ky vendim është marrë në takimet e Shtabit Emergjent për pastrim, dezinfektim, dezinsektim dhe deratizim (DDD) të rrugëve dhe objekteve e institucioneve publike në komunën e Shtimes për të minimizuar mundësinë e paraqitjes të përhapjes së virusit COVID-19.
Është bërë Dezinfektimi, Dezinsektimi dhe Deratizimi (DDD) në QKMF-në dhe QMF-të, Stacionin Policor, Çerdhe, po vazhdon me të gjitha shkollat në komunën tonë.
Të nderuar qytetarë ju njoftojmë se nesër në ora 14:00 do të bëhet DDD në të gjitha hapësirat në komunën e Shtimes, lusim të gjithë bletarët që të marrin masa në mbylljen e shoqërive të bletëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Rr. "Anton Çetta" Shtime nr.39

Urgjenca

Urgjenca

0290 390 890

e-mail

e-mail

qkmf.shtime@rks-gov.net

Lajmëro për COVID-19

Lajmëro për COVID-19

Kliko këtu