Masat për parandalim

Masat Parandaluese

Ruajeni shëndetin tuaj dhe mbroni të tjerët duke bërë kështu:

Lani duart tuaja sa më shpesh

Pastroni rregullisht dhe tërësisht duart tuaja me një larës të bazuar në alkool ose lani ato me sapun dhe ujë.Pse?

Larja e duarve me sapun dhe ujë, apo me bazë në alkool i vret viruset të cilat mund të jenë në duart e juaja.

Shmangni prekjen e Syve, Hundës dhe Gojës

Pse?

Duart prekin shumë vende dhe mund të kapin viruse. Kur infektohen, duart mund të transferojnë virusin tek sytë, hunda apo goja juaj. Prej aty, virusi hyn në trupin tuaj dhe mund të sëmureni.

Mbani Distancë nga të tjeret

Mbani së paku 1 metër distancë ndërmjet jush dhe personat që kolliten apo teshtijnë.Pse?

Kur dikush kollitet ose teshtin, ata nxjerrin spërkla në formë pikave të vogla të lëngshme nga hunda ose goja e tyre që mund të përmbajnë virusin. Nëse jeni shumë afër, ju mund ta merrni përmes spërklave virusin COVID-19 nëse personi që kollitet e ka sëmundjen.

Nëse keni Ethe, Kollë, dhe Vështirësi në Frymëmarrje, kërkoni kujdes mjekësor sa më shpejtë

Qëndroni në shtëpi nëse nuk ndiheni mirë. Nëse keni ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje, kërkoni kujdes mjekësor dhe telefononi paraprakisht. Ndiqni udhëzimet e autoritetit tuaj lokal shëndetësor.Pse?

Autoritetet qendrore dhe lokale do të kenë informacionin më të fundit mbi situatën në zonën tuaj. Thirrja paraprakisht do të lejojë ata t’ju drejtojnë sa më shpejt në institucionin e duhur shëndetësor. Kjo gjithashtu do t’ju mbrojë juve dhe do të ndihmojë në parandalimin e përhapjes së viruseve dhe infeksioneve të tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Rr. "Anton Çetta" Shtime nr.39

Urgjenca

Urgjenca

0290 390 890

e-mail

e-mail

qkmf.shtime@rks-gov.net

Lajmëro për COVID-19

Lajmëro për COVID-19

Kliko këtu