NGA BIZNESET E SHTIMES DHUROHEN DY APARATE PËR PRODHIM TË OKSIGJENIT

Shtime, 18 mars 2020 – Dy biznesmen nga Shtimja, Lulzim dhe Armend Abazi, kanë dhuruar dy aparate për prodhim dhe furnizim të bocave me oksigjen për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Vezir Bajrami” Shtime.

Kryetari i komunës së Shtimes, Naim Ismajli i shoqëruar nga
nënkryetari, Rrahman Jakupi, kryesuesen e Kuvendit, Medina Brahaj, drejtorin e DSHMS, Labinot Beqa dhe zyrtarë nga kabineti i kryetarit si dhe udhëheqës nga QKMF-ja kanë pranuar dy aparatet për prodhimin e oksigjenit me pajisje përcjellëse.

Kryetari Ismajli i falënderoi donatorët për këtë kontribut mjaftë jetik për QKMF-në e sidomos në këto momente.

“Aktualisht po qëndrojmë mirë edhe me staf, me furnizime në pajisje higjienike dhe paisje tjera. Shrytëzoj rastin t’i falenderoj donatorët për keto paisje me rëndësi për qytetarët në radhë të parë por edhe për stafin mjekësor pasiqë lehtëson punën e tyre dhe uroi që të mos kemi asnjë rast të virusit korona si dhe lutemi që të kaloi sa më parë kjo gjendje që jemi aktualisht” ka shtuar kryetari Ismajli.

Vlera e donacionit të sotëm kap shifren rreth 1700€.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Rr. "Anton Çetta" Shtime nr.39

Urgjenca

Urgjenca

0290 390 890

e-mail

e-mail

qkmf.shtime@rks-gov.net

Lajmëro për COVID-19

Lajmëro për COVID-19

Kliko këtu