TAKOHET NËNSHTABI EMERGJENT I DSHMS-së PËR MASAT PREVENTIVE KUNDËR COVID 19

Shtime, 16 mars 2020 – Nën udhëheqjen e drejtorit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Labinot Beqa është mbajtur takimi i Nënshtabit Emergjent të DSHMS-së. Qëllimi i takimit të Nënshtabit Emergjent, ku morën pjesë te gjitha institucionet si: Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF), Qendra për Punë Sociale (QPS), Shtëpia e Shëndetit, ISSH, QIRSKP, Sindikata e Shëndetësisë si dhe organizatat HandiKos dhe Kryqi i Kuq, duke raportua për ecurinë e kapaciteteve që kanë keto institucione rreth personelit, medikamenteve, dhe paisjeve tjera higjienike.

Në këtë takim u tha që në hapësirat e QKMF-së dhe QPS-së është kryer shërbimi me dezinfektim, dezinsektim dhe deratizim(DDD) dhe do të vazhdojmë në ditët në vazhdim në hapësirat tjera në të cilat do të jenë më të nevojshme.

Në këtë takim të gjithë u shprehen të gatshëm për bashkëpunim dhe ndihmë, duke u zotuar për përpjekje maksimale me të gjitha masat e nevojshme për parandalimin e përhapjes së coronavirusit, COVID-19.

Menjëherë pas këtij takimi janë shpërndarë 60 pako ushqimore të përgatitura për ato familje me asistencë sociale dhe në ditët në vazhdim do të përgatiten pako tjera sipas nevojës dhe kërkesës së qytetarëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Rr. "Anton Çetta" Shtime nr.39

Urgjenca

Urgjenca

0290 390 890

e-mail

e-mail

qkmf.shtime@rks-gov.net

Lajmëro për COVID-19

Lajmëro për COVID-19

Kliko këtu