Gjendja shëndetësore e personave të prekur me coronavirus është stabile, 13 prej tyre të shtrirë në Klinikën Infektive

Gjendja shëndetësore e pacienteve të prekur me coronavirus është stabile.

Infektologu në Klinikën Infektive, Valbon Krasniqi, tha për Telegrafin se për momentin 13 nga pacientët e prekur me COVID-19, janë të shtrirë në Klinikë.

“Aktualisht në Klinikën Infektive i kemi shtrirë 13 pacientë, gjendja shëndetësore e tyre është e mirë stabile”, pohoi ai.

Më tej, Krasniqi bëri të ditur se persona të dyshuar për COVID-19, ka vazhdimisht, ndërsa ata që paraqiten në Klinikën Infektive orëve të mbrëmjes, testohen ditën e nesërme.

Ndryshe, deri më tani numri i personave të prekur me coronavirus është 20

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Rr. "Anton Çetta" Shtime nr.39

Urgjenca

Urgjenca

0290 390 890

e-mail

e-mail

qkmf.shtime@rks-gov.net

Lajmëro për COVID-19

Lajmëro për COVID-19

Kliko këtu